Manxhuka i VV-së i gëzohet deklaratës së Chollet, i "mëshon" opozitës - NACIONALE

Manxhuka i VV-së i gëzohet deklaratës së Chollet, i "mëshon" opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i është gëzuar deklaratës së Këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schollet.

Chollet, para vizitës të cilën do ta realizoj në Kosovë dhe Serbi, ka deklaruar se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të ketë në bazë njohjen reciproke.

Manxhuka, ka thënë se afati i skadencës së deklaratave të opozitës është më pak se 24 orë.

"Kaq i shkurtër është afati i skadencës së deklaratave të opozitës. Më pak se 24 orë", ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ditë më parë ambasadori amerikan në Kosove, Jeffery Hovenier, ka deklaruar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e mundur tani për tani.

Lajme të ngjashme