Mandatari i dytë, Cakolli: Nuk ka më as sens as legjitimitet që të propozohet sërish Kurti - NACIONALE

Mandatari i dytë, Cakolli: Nuk ka më as sens as legjitimitet që të propozohet sërish Kurti

10 muaj më parë

nga NACIONALE

As sens, as legjitimitet.

Kështu konstaton Eugel Cakolli nga Instituti Kosovar për Demokraci, për çështjen e mandatarit të dytë, dhe përfoljes së mundësisës së rimarrjes nga Albin Kurti, i cili dështoi të zgjedh qeveri.

“Në kuptimin praktik nuk ka sens që i njëjti kandidat (Albin Kurti) që para 10 ditësh nuk i ka marrë votat në Kuvend, t’i propozohet sërish Kuvendi”, u shpreh ai për RTV 21.

“Besoj që nisur nga seanca konstitutive e nisur më 15 prill, në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, vonesat e qëllimshme dhe shkelja e qëllimshme e kushtetutës, duke e ditur që lënda do të përfundoj në Gjykatë e gjykata do t’i kthej pas.

Në mënyrë që të përfshihet edhe vetë gjykata si palë kanë qenë metoda të përdorura nga LVV përgjatë muajve të fundit në mënyrë që të vinë në pikën ku jemi sot”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme