Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë - vazhdon aksioni në veri - NACIONALE

Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë - vazhdon aksioni në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot aksionin në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendi. Nga ky sulm terroristë, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur, ndërsa nga grupi terorristë deri më tani tre prej tyre janë vrarë dhe janë arrestuar dy të tjerë. Ndërkohë, edhe sot Manastiri i Banjskës është nën kontrollin e policisë.

E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën, pasi u zgjua me një sulm terroristë në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polici dhe u plagosën dy të tjerë.

Ndërkohë, pas kësaj, Policia e Kosovës gjatë ditës zhvilloi aksion për neutralizimin e këtij grupi, ku gjatë këtij intervenimi, deri më tani mbetën të vrarë tre sulmues u arrestuan dy të tjerë, ndërsa u arrestuan edhe katër persona të tjerë të dyshuar me grupin kriminal.

“Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.” – thuhet në njoftimin e fundit të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të madhë të armatimit, mjete të rënda e pjesë logjistike.

“Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për personat e arrestuar të dielën.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.” – thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës kanë thënë se prapa këtij grupi qëndron Beogradi.

Ky sulm terroristë është dënuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

Në ndërkohë, sot në Kosovës është shpallur ditë zie për shkak të vrasjes së policit të Policisë së Kosovë nga grupi kriminal terrorist në veri të vendit.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra të dielën në veri pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, varrimi i rreshteri të policisë, Afrim Bunjaku do të bahet nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Lajme të ngjashme