Maliqi: Veriu u kthye në tavolinën e negociatave, përgjegjëse është Qeveria
Analisiti Agon Maliqi ka thënë se tashmë pjesa veriore e Kosovës është në tavolinën e negociatave dhe se Kosova nuk ka fituar asgjë me veprimet në veri.
Maliqi në T7 ka thënë se veriu është kthyer në gjendje të para pavarësisë dhe se tani edhe Asociacioni mund të ndryshojë.
“Janë shkaktuar pasoja. Veriu është kthyer në gjendje të para pavarësisë. Këto zgjedhje janë shtyrë deri në prill, por çka nëse nuk mbahen as në prill. Tani veriu është në tavolinën e negociatave. Edhe çështja e Asociacionit, i cili mund të bëhet territorial, me fokus te veriu”, ka thënë ai.
Më tej, ai u shpreh se Kosova nuk ka fitur asgjë, duke shtuar se u përmbush ndjenja që dikush t’i thotë jo ndërkombëtareve.
“Çka kemi fitu ne prej kësaj, nuk e di. E kam vështirë ta gjej fitoren, përveç një ndjenje që u përmbush, që në Kosovë duhej dikush që t’i thoshte jo edhe bashkësisë ndërkombëtare. U shfry njëfarë dufi, por u shfry me pasoja. Jemi në një situatë ku nuk ka kurrfarë rendi. Për këto është përgjegjëse Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
