Maliqi me ironi: Projekti Vviagra, ti veç rrin, baba për ty punon, Milloradin ta palon
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, ka ironizuar me qeverinë dhe përkrahësit e VV-së.
Ai ka folur me ironi për projektin “Vviagra”.
Postimi pa ndërhyrje:
“A t’u ka bo jeta pak bajat? Nuk e ki naj sukses të theksum me të cilin mundesh me u mburrë si person? Nuk po din ku me e shfry frustrimin? Sheh andrra tu u rrehë me “katunarë” dhe “shkije”? Po kërkon pak ekscitim dhe adrenalinë me i japë jetës kuptim? Ua prezantojmë produktin revolucionar: VViagra. Ti veç rrin, Baba për ty punon, Milloradin dit’ për dit’ ta palon, sovranitetin ta shtrin, qiellin e shtatë për ty e arrin.”
* Efektet anësore mund të përfshijnë sanksione ndërkombëtare; miopi të plotë dhe; mundësinë humbjes së kontaktit me realitetin në rast të konsumit në masë. Për më shumë informata konsultohu me doktorin. Mund të keni nevojë për shoqërim me doza Metropolitankocine.