Mali i Zi raportohet se e ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradim të serbit që dyshohet për krime lufte - NACIONALE

Mali i Zi raportohet se e ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradim të serbit që dyshohet për krime lufte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marko Kovaç, ministër i Ministrisë së Drejtësisë në Mal të Zi, ka refuzuar kërkesën e shtetit të Kosovës që të ekstradojë Momçilo Vukotiq, shtetas serb i moshës 61-vjeçare, që dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në luftën e fundit në Kosovë.

Siç raporton Koha, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) ka njoftuar se ministri Kovaç ka refuzuar të ekstradojë Vukotiqin, që u arrestua në Mal të Zi, ku edhe gjendet në paraburgim.

Tutje, raportohet se ministry malazias ka refuzuar kërkesën e Kosovës, përkundër që gjykata në Mal të Zi kishte konstatuar se plotësohen kushtet ligjore për ekstradim.

“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime ka kryer Vukotiq, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vjetësh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu foton e tij në një album”, kanë thënë për “RTCG” burime nga Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.

Lajme të ngjashme