Mali i Zi e përkrahu anëtarësimit e Kosovës në KiE, Abazoviq ftohet në seancë dëgjimore - NACIONALE

Mali i Zi e përkrahu anëtarësimit e Kosovës në KiE, Abazoviq ftohet në seancë dëgjimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partive pro serbe në Mal të Zi nuk iu ka pëlqyer vota e Malit të Zi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Për shkak të kësaj vote këto parti e kanë ftuar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dirtan Abazov, të jep sqarime në Komisionin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi.

Seanca dëgjimore, e cila do të mbahet më 3 maj, është thirrur nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve.

Kryetarit i këtij komisioni, Miodrag Lekiq, sipas Radios Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë seanca kryeministri duhet të jep disa sqarime.

Gjatë mbledhjes se komisioni, ai ka thënë se vendimi për një votë pro është marrë shumë lehtë.

"Të na shpjegojë metodën, me të cilën është vendosur që të përkrahet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës. Kjo çështje është e diskutueshme. Vendimi është marrë tepër lehtë kur janë duke u zhvilluar negociata të rëndësishme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", është shprehur Lekiq.

Lajme të ngjashme