Mali i Zi e dënon sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të dalin para drejtësisë - NACIONALE

Mali i Zi e dënon sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të dalin para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Malit të Zi e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Ata kanë bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.

“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës”, shkroi Mali i Zi.

“Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim”.

“Ne apelojmë për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren, ndërsa kërkojmë hetim të plotë. Autorët e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë”.

Lajme të ngjashme