Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Fal, por mos harro - NACIONALE

Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Fal, por mos harro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Ai ka postuar një fotografi të një fëmije kosovar, i cili mban në duar një predhë të zbrazur të forcave serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka dhënë edhe një mesazh për Kosovën.

“Sot, përvjetori i çlirimit të Kosovës! Urime Kosovë! Fal, por mos harro!”, ka shkruar Majko, i cili ka qenë kryeministë ri Shqiperisë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Lajme të ngjashme