Majko: Kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë, konflikt i pashpallur
Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë, e tash deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar përsëri për kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
Ai këtë kërkesë e ka quajtur “konflikt të pa shpallur”.
“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.” – shkroi ai.