Macron për tensionet në veri bën përgjegjës Kosovën - NACIONALE

Macron për tensionet në veri bën përgjegjës Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet më të fuqishme evropian kanë filluar ta mbajnë përgjegjëse Kosovën për tensionimin e situatës në veri.

Sot, edhe presidenti e Francës, Emmanuel Macron, ka fajësuar institucionet e Kosovës për ngjarjet në veri.

Në Forumin e Sigurisë në Bratislavë, ai ka thënë se për këto trazira Kosova është përgjegjëse. “Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm", ka thënë presidenti francez, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në këtë forum të sigurisë po merr pjese edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zyrtarët qeveritarë kanë bërë me dije se gjatë këtij samit, Kurti pritet të takohet edhe me shefin e diplomacisë, Josep Borrel, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajme të ngjashme