LVV në Gjermani e mbështet një protestë pro-Kosovës në Mynih, Dejona Mihali e shpërndan thirrjen
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani ka njoftuar opinionin se e mbështet protestën e paralajmëruar në qytetin gjerjam Mynih.
Në një shkrim të publikuar në faqen e tyre në Facebook, VV-ja në Gjermani i ka ftuar aktivistët dhe simpatizantët e saj që t’i bashkohen protestës.
“Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Gjermani mbështet protestën "We stand ëith Kosova" e paralajmëruar nga shoqata të ndryshme shqiptaro-gjermane në Mynih. Protesta ka për qëllim të tregoi mbështetjen për Republikën e Kosovës në forcimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.” – shkruan aty.
Me moton “We stand ëith Kosova” (Ne jemi/qëndrojmë me Kosovën), protesta synon të tregoj mbështetjen e qytetarëve kosovarë që jetojnë në Gjermani për përpjekjet e Kosovës në lidhje me forcimin e rendit dhe ligjit.
Ndryshe, thirrjen mbështetëse për protestën në Mynih e ka shpërndarë edhe Dejona Mihali, koordinatore e fuqishme e VV-së.