Lutja në letër e Kurtit për koalicion me LDK-në, Muja: Uroj që Abdixhiku të pranojë
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes ka uruar që Abdixhiku të pranojë ftesën e Kurtit për koalicion mes VV-së dhe LDK-së.
“Uroj që z. Abdixhiku ta pranojë këtë ftesë për bisedime direkte, që do të ishin "në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve”, tha Muja.
Postimi i Mujës:
Kryeministri dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti ka treguar qartësisht gatishmërinë për bashkëpunim politik në funksion të stabilitetit institucional dhe përparimit të vendit. Ky është një hap i duhur dhe i nevojshëm.
Sot qytetarët presin përgjegjësi nga partitë politike. Koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe zhvillim.
Uroj që z. Abdixhiku ta pranojë këtë ftesë për bisedime direkte, që do të ishin në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.