Lushtaku: Vlera e koeficientit dëshpëruese, me këto veprime Kurti po dëshiron trazira - NACIONALE

Lushtaku: Vlera e koeficientit dëshpëruese, me këto veprime Kurti po dëshiron trazira

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për caktim të vlerës se koeficientit për pagat në sektorin publik.

Ai kryeministri Kurti e ka quajtur kryemashtrues, duke thënë se ka bërë lojë psikologjike duke e mbajtur fshehur vlerën e koeficientit.

Sipas tij, vlera e koeficientit prej 105 euro është dëshpëruese.

“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim - TRAZIRAT!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme