Lushtaku i PDK-së me “mesele” për Asociacionin, e quan “tradhtar” Kurtin
Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka diskutuar në lidhje me kapërcimin e kryeministrit Albin Kurti rreth Asociacionit.
Ai ka shfrytëzuar një “mesele” rreth një palaçoje që viziton kështjellën. Sipas tij, Kurti, porsi palaçoja, e ka shndërruar Kosovën në cirk.
“Thuhet se kur një palaço shkon në Kështjellë, nuk bëhet detyrimisht edhe mbret. Por ajo kështjellë bëhet cirk. Edhe ky, kryeministri e bën cirk Kosovën. E kanë kallë Kosovën për Asociacionin. I ka motivu njerëzit për me vdek për këtë çështje dhe i ka harru krejt. Çka ka me ju thanë fëmijve të tyre për këtë ndryshim, me këtë tradhti që po ua bën votuesve të tij dhe vetë Kosovës. Çfarë ka me ju thanë? Çfarë tradhtari po bëhet dhe ju po e harroni, ju vetë po e harroni.” – shkroi ai.
