Lushi: Osmani po lufton unitetin, është presidente për gjynah
Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që ajo sot ka mbajtur në Kuvend.
Ai ka thënë se Presidentja Osmani po e lufton detyrën e saj kryesore, unitetin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Osmani është një presidente për gjynah.
“Po më dhimbset populli ynë në Kosovë që ka një presidente që e lufton detyrën e saj kryesore, unitetin, me krejt qenien e saj. Një presidente për gjynah të Zotit”, ka shkruar Lushi.