Lushaku e LDK-së: Videot e VV-së po e përçajnë shoqërinë kosovare - NACIONALE

Lushaku e LDK-së: Videot e VV-së po e përçajnë shoqërinë kosovare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar videon e fundit të VV-së, përmes të cilës kritikon qeveritë e kaluara.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se përmes këtyre videove partia në pushtet po e përçan shoqërinë kosovare.

Duke marrë parasysh dekoncentrimin e qeverisë që bën me vide propaganduese, krijon përçarje shoqërore, krijon përçarje në mes të partive politike, duke iu kthyer të kaluarës, duke u marrë me diçka që është komplet jo revanitë për momentin”, ka thënë ajo.

Sipas zyrtares së LDK-së, partia në pushtet nuk e kupton rëndësinë e kohës nëpër të cilën po kalon Kosova.

Kjo qeveri nuk e kupton se sa e rëndësishme është kjo për Kosovën dhe zgjidhjen që duhet të bëj me Serbinë. Ajo zhvendos vëmendjen në diçka krejt jo relevante të së kaluarës për njerëz të cilët nuk janë as në politikë tani, duke u munduar të thirret në të kaluarën dhe duke pasur mungese të hatashme të rezultateve konkrete qeveritare”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka vlerësuar se VV-ja nxjerrjen e videove propaganduese po e bën në mungesë të rezultateve në qeverisje.

Ajo nuk po ka çka të prezantoj. Prandaj, duke i kontribuar kështu një përçarje shoqërore dhe në mes të spektrit politik, normal se është vështirë të mbahet uniteti i brendshëm për të arritur rezultatet”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme