Lushaku-Sadriu: Opozita e LDK-së dallon prej partive tjera - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Opozita e LDK-së dallon prej partive tjera

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, ka theksuar se LDK-ja po ndjek një rrugë të re për të ndryshuar dhe reformuar veten nëpërmjet programit të quajtur 'Rruga e Re' dhe se opozita e partisë së cilës i përket dallon nga partitë e tjera.

“Ne nuk e kemi për model opozitarizmin e Vetëvendosjes. Opozitën po e bëjmë në mënyrën tonë dhe mendoj se është më e dobishmja dhe asnjëherë nuk po premtojnë atë që nuk është reale”, tha Lushaku-Sadriu.

“Programi jonë do të dallojë edhe prej programeve tjera që ka pasur LDK-ja, sepse koha e kërkon që të vijmë me programe më inovative dhe për këtë e kemi quajtur ‘Rruga e Re’”, tha ajo.

Më tej Lushaku-Sadriu pohoi se propaganda e vazhdueshme e partisë në pushtet, nuk mund të mbulojë dështimet dhe skandalet e Qeverisë.

“Asnjëherë Kosova s’ka pasur sanksione, normalisht që jemi kritikë ndaj qeverisë. Kemi papërgjegjësi përveç paaftësisë për të qeverisur dhe një mosaftësi të menaxhimit të situatave”, tha Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme