Lushaku e LDK-së: Nëse Kurti menaxhon dialogun si krizat e brendshme, rezultati do të jetë negativ - NACIONALE

Lushaku e LDK-së: Nëse Kurti menaxhon dialogun si krizat e brendshme, rezultati do të jetë negativ

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit, Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se nëse Kurti po menaxhon dialogun ngjashëm si krizat e brendshme atëherë sipas saj, përfundimi do të jetë negativ.

Qeveria Kurti ka përgjegjesi kushtetuese për të mbrojtur interesin shtetëror të Kosovës në negociata me Serbinë. Deklarata e ambasadorit amerikan Hill ngrit dilema përmbajtësore, nëse vërtet kjo qeveri ka synime e strategji të qarta për Dialogun. Negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë. Nëse Kurti do ta menaxhojë edhe dialogun ngjashëm si është duke i “menaxhuar” krizat e brendshme, epilogu për vendin mund të jetë i ngjashëm: negativ.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përndyshe, partitë opozitare kanë përkrahur Kurtin sa i përket dialogut mirëpo kanë kritikuar atë për shkak të mungesës së transparencës.

Lajme të ngjashme