Lushaku e LDK-së: Anëtari i VV-së zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit, thonin që ta çkapin - NACIONALE

Lushaku e LDK-së: Anëtari i VV-së zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit, thonin që ta çkapin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jehona Lushaku-Sadriu, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një reagim, pas zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Gjilanit, Faton Dërmaku.

Lushaku ka theksuar se anëtari i VV-së zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Sipas Lushakut, ndryshimi po merr formën e kapjës së të gjitha institucioneve.

“Anëtari i VV-së, rektor i Univeristetit të Gjilanit!

Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’...

‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!

‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme