Lumir Abdixhiku: Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar VV-në dhe opozitën për votimin e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.
Postimi:
Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.
Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lartë.
Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.