Lumir Abdixhiku: Albin Kurti është dorëzuar, i ka çu duart - NACIONALE

Lumir Abdixhiku: Albin Kurti është dorëzuar, i ka çu duart

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti, ka shenja të dorëzimit. Sipas tij, ai duket si një luftëtar në kopsht.

“Kur dëgjova kryeministrin, kuptova që ai është dorëzuar. Albin Kurti është i dorëzuar. I ka çu duart. Nuk i besonte as vetes, masave e politikave që i lexonte. Më jep përshtypjen se është si një kopshtar në luftë, e një luftëtar në kopsht. Kur gjërat janë qetë merr zemër si luan. Përtej paranojës që kishte, se armiqtë të padukshëm janë bërë bashkë për ta rrëzuar, më shpesh e përmendin rrëzimin këta se ne, mendojeni këtë gjë. Ai listoi disa masa pa e kuptuar vet problemin me ato”, deklaroi Abdixhiku.

Ai komentoi edhe fjalimin e Kurtit në Kuvend.

“I ka 20% inflacion. Foli për pako të energjisë, mes verës kemi qenë pa rrymë. Foli për pako për biznese, por vetëm 9% e investimeve kapitale janë realizuar. Foli për pako për mësimdhënës a janë në grevë që tri javë 300 mijë nxënës. A po e kupton ai vet që masat e tij nuk kanë efekt. Me gjithë listën që e lexonte si i dorëzuar nuk kanë efekt”, theksoi kryetari i LDK-së.

“A përnime mendoni që gjendja ekonomike është e mirë. A keni biseduar ndonjëherë me mësues me mjekë? Me ndërmarrje, me punëtorët tanë? A po e kuptoni që tu i mbajt 700 milionë euro të bllokuara, e refuzon t’ia rritësh pagat sektorit publik. Po të bankroton shteti, ato 41 milionë euro në very të parat duhet të hiqeshin”, tha ai.

Lajme të ngjashme