Lulzim Hetemi ende i mbyllur në komunë, shihet duke vështruar nga dritarja - NACIONALE

Lulzim Hetemi ende i mbyllur në komunë, shihet duke vështruar nga dritarja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë tash e 16 ditë brenda objektit të komunës.

Megjithatë, siç raporton mediumi “Kosovo-Online”, Hetemi sot është parë duke “shikuar” nga dritarja, derisa jashtë qëndronin qytetarë serbë të mbledhur dhe pjesëtarë të KFOR-it.

Vlen të përmendet, se më herët Hetemi pati një vizitë nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili duke dalë nga objekti, u sulmua me ngjyrë të kuqe dhe vezë.

Pas takimit, Aliu ka thënë se e ka falëndëruar nga zemra Hetemin për “qëndresën e tij shembullore”.

E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë

Tutje, ai ka bërë të ditur se më të ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takojë Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.” – ka shkruar Aliu.

Lajme të ngjashme