Luljeta Aliu anëtare e KPM-së, deputetja e AAK-së: Përgëzime VV-së për politizimin e KPM-së - NACIONALE

Luljeta Aliu anëtare e KPM-së, deputetja e AAK-së: Përgëzime VV-së për politizimin e KPM-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pasi anëtare e KPM-së është zgjedhur sot Luljeta Aliu, e cila njihet si përkrahëse e madhe e partisë në pushtet.

Ajo ka bërë me dije se me këtë përzgjedhje VV-ja ka politizuar këtë institucion të rëndësishëm.

Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu. Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij”, ka shkruar Bytyqi.

Analistja Luljeta Aliu – Krasniqi sot me 48 vota është zgjedhur anëtare e Komisionit të Pavarur për Media.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është një organ mjaft i rëndësishëm që ka kompetencat për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme