Luftë videosh: Edhe PDK del me videospot, akuzon VV-në për rastin e Martin Berishajt
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë publikuar sot një video që përmbledhë faktet e zbuluara deri më sot për aferën milionëshe në të cilën besohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe lidhjet e tij me Kompaninë e tregtimit të energjisë, GEN.
Kjo video e PDK-së vjen pak orë pasi Vetëvendosje publikoi një video të titulluar “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë”, ku listoi disa rrugë të cilat ata vlerësojnë se janë në rrugë të drejtë për t’u jetësuar.
Edhe në këtë video, VV-ja, partia më e madhe në Kosovë aktualisht, është marrë me të kaluarën, duke akuzuar ish-qeveritë për plane të zhvatjes.
“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.” – shkruan LVV-ja.
E kësaj video, nga Partia Demokratike e Kosovës i janë përgjigjur poashtu me një video. Nga PDK përmes videos pra, kanë shpalosur historikun e aferës së Martin Berishajt dhe akuzat e ngritura ndaj tij, flet edhe për mbrojtjen e pakuptueshme të Martin Berishajt nga krerët institucional të Kosovës, lidhjen e tij me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Më poshtë gjeni videon e plotë: