Lufta në Ukrainë: Portugalia do t’i dërgojë tanke Leopard - NACIONALE

Lufta në Ukrainë: Portugalia do t’i dërgojë tanke Leopard

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës disa tanke Leopard 2. Kështu ka deklaruar kryeministri portugez, Antonio Costa.

Ai nuk e ka përmendur shifrën e saktë se sa është kostoja e këtyre tankeve.

Sipas tij, Portugalia është në bisedime me Gjermaninë - vend prodhues i këtyre tankeve - për të siguruar pjesët e nevojshme që duhen për riparim të tankeve të dëmtuara Leopard që gjenden në inventarin e Portugalisë.

“Ne aktualisht jemi duke punuar për të eksportuar disa tanke. “E di sa tanke do të dërgojmë, mirëpo kjo gjë do të bëhet publike në një kohë më të përshtatshme,”-ka thënë Costa për agjencinë e lajmeve Lusa.

Në anën tjetër admirali António Silva Ribeiro, udhëheqës i forcave të armatosura portugeze, ka thënë muajin e kaluar se Portugalia ka 37 tanke Leopard 2, mirëpo në mediat lokale është raportuar se shumica prej tyre janë të dëmtuara.

Costa ka thënë se shpreson që riparimet të ndodhin shpejt, ashtu që tanket të dorëzohen në Ukrainë deri në fund të marsit.

Lajme të ngjashme