Lufta kundër duhanit, Peci del në teren: Respektimi i ligjit nuk ka as alternativë e as kthim pas
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se sot së bashku me inspektorët e AUV-it kanë dal në teren për të parë nga afër se sa po respektohet ligji kundër pirjes së duhanit në lokalet e mbyllura.
Peci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se aksionit që kanë mbajtur sot në Ferizaj i janë bashkangjitur edhe Policia e Kosovës.
Sipas ministrit të Bijësisë respektimi i ligjit nuk ka as alternativë e as kthim pas.
“Sonte iu bashkangjita inspektorëve sanitarë të AUV-së, për të parë nga afër mbarëvajtjen e inspektimeve në qytetin e Ferizajt. Aksioni i sotëm u mbështet edhe nga Policia e Kosovës sepse respektimi i ligjit nuk ka as alternativë e as kthim pas. Në këtë frymë, do vazhdojmë të punojmë intenzivisht në ngritje të kapaciteteve inspektuese.” – ka shkruar Peci.
