LS: Kërkon që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës në veri të vendit - NACIONALE

LS: Kërkon që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës në veri të vendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiç, përmes një komunikate ka kërkuar nga qytetarët serb që të mos bien pre e provokimeve për të shkaktuar trazira.

Rakiq, ka bërë thirrje që qytetarët serb të arrestuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në vitin 2021, të lirohen pasi që sipas tij, akuzat e ngritura ndaj tyre janë të pabaza si dhe ka kërkuar që PK, të mos ndërhyje në veri.

"Ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto janë akuza të montuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës apo e njësive të tjera në veri të Kosovës", ka thënë Rakiq

Kryetari i listës Serbe, ka kërkuar nga qytetarët serb të veriut, që të lejojnë lëvizjen e lirë të EULEX-it dhe KFOR-it, pasi që sipas Rakiq prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.

Kjo kërkesë vije pas sulmit të zyrtarëve të EULEX-it, më shok bombë mbrëmë në veri.

Lajme të ngjashme