Llapjani gjuan me pushkë automatike në një dasëm: Arrestohet dhe dëgohet në mbajtje
Gjuajtet me armë zjarri nëpër ahengje tashmë janë kthyer në dukuri shqetësuese.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llaushë të Podujevës.
Policia ka njoftuar se e ka arrestuar një të dyshuar që ka gjuajtur me pushkë automatike.
Njoftimi:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Llaushë, Podujevë 19.08.2023-19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër me pushkë automatike. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK 47. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.