Top 10-shet e ditura deri tash të partive politike
Deri në 23:59 është koha e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat e tyre të kandidatëve me të cilët garojnë në zgjedhje parlamentare të 28 dhjetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë publikuar listat e plota me nga 110 kandidatë.
Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, ende s'i kanë publikuar të plota listat.
Nacionale raportoi për top 15-shen e Partisë Demokratike të Kosovës.
Me ç’kemi kuptuar, kjo renditje është finale.

Lidhja Demokratike e Kosovës veçse e ka publikuar të plotë listën e saj me 110 kandidatë:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu e publikoi listën e plotë të AAK-së:

Nga Vetëvendosje, po ashtu, ende nuk ka ndonjë listë as të zbuluar, as të rrjedhur në media.
Siç ndodh rëndom, VV e publikon listën në minutën e fundit para se të mbarojë afati: më 23:59.