Lista Serbe takon Escobarin në ShBA: Të respektohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Lista Serbe takon Escobarin në ShBA: Të respektohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë vend aleat të Kosovës, përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë pasur edhe një takim me Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një komunikatë për medie, LS ka theksuar se ata kanë folur me Escobarin për situatën e komunitetit serb në Kosovë.

“Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme