Lista Serbe kërkon lirimin e të arrestuarit serb, paralajmëron kryengritje të përgjithshme
Lista Serbe ka reaguar përsëri për arrestimin e serbit në veri nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policor si dhe për djegien e disa veturave me targa RKS në veri.
Përmes një njoftimi në Facebook, Lista Serbe ka paralajmëruar kryengritje të përgjithshme, sipas tyre për të "ndaluar represionin e kryeministrit Albin Kurti ndaj qytetarëve të pafajshëm."
Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e serbit të arrestuar, duke e cilësuar si "kidnapim nga forcat speciale të Kurtit"
Postimi i plotë:
Pas mbledhjes së të dhënave për kidnapimin e sotëm të një serbri nga forcat speciale të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë se populli serb paralajmëron Prishtinën që në rast se nuk i lirojnë të arrestuarit, të cilin njësitet e Kurtit e rrëmbyen pa të drejtë sot në veri të Kosovës dhe të mos ndalojnë së ngacmuari serbët, popullit se do të provokojnë reagimin e të gjithë serbëve.
Për të qenë i qartë, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm.
