Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për postin e Nënkryetarit të Kuvendit - NACIONALE

Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për postin e Nënkryetarit të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka bërë të ditur në një adresim për gazetar në holl të Kuvendit se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Nënkryetarit të Kuvendit.

Kjo pasi çështja ka ngecur në pozitën e Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës, gjë e përcaktuar me Kushtetutë të Kosovës që i takon komunitetit serb.

Këtë post po e synon Nenad Rashiq, që është veç një deputet më vete nga komuniteti serb por i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Lista Serbe do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse i është shkelur e drejta. Ju bëj thirrje deputetëve të partive tjera si shqiptare ashtu edhe të komuniteteve tjera që të mos votojnë për vendime kundër-kushtetuese”, tha Igor Simiq.

Lajme të ngjashme