Lista Serbe: Targat KM mbesin në përdorim dhe mund t'u zgjatet afati - NACIONALE

Lista Serbe: Targat KM mbesin në përdorim dhe mund t'u zgjatet afati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë për targat, duke thënë se pronatët e automjeteve mund t’i përdorin targat ilegale dhe mund të zgjasin regjistrimin.

Në njoftimin e tyre në Facebook, Lista Serbe ka thënë se mirëpret marrëveshjen dhe se targat KM mbesin në përdorim.

"Ne dëshirojmë t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e veturave me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur afati i regjistrimit ekzistues t’u skadojë, ata do të mund ta zgjasin afatin e regjistrimit KM siç kanë bërë më parë. Prandaj të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta përdorim dhe ta zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM të papenguar.", thuhet ndër të tjera.

Ndryshe të mërkurën mbrëma, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për targat.

Sipas marrëveshjes, Kosova nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për targat ilegale, teksa Serbia nuk do të prodhojë më tabela KM.

Njoftim i Listës Serbe

Lista Serbe e mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel, që konfirmon se targat KM mbeten në përdorim, që askush nuk do t’i sekuestrojë ato dhe që nuk do t’u shqiptohen gjoba qytetarëve tanë që kanë automjete me targa KM.

Ne dëshirojmë t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e veturave me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur afati i regjistrimit ekzistues t’u skadojë, ata do të mund ta zgjasin afatin e regjistrimit KM siç kanë bërë më parë. Prandaj të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta përdorim dhe ta zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM të papenguar.

Targat ekzistuese mbesin dhe do të mund të zgjaten, ndërsa të rejat nuk do të lëshohen tani për tani. Ju kujtojmë që pozicioni ynë ishte që t’i mbanim targat KM, që të mos u merrej prona qytetarëve tanë, që të mos shqiptohej asnjë gjobë, që të mos u hiqej liria e tyre e lëvizjes. Ne kërkuam që targat KM të mbeteshin, jo që numri i tyre të rritej.

Lajme të ngjashme