Lirohet rruga për qarkullimin e të gjithë kamionëve në drejtim të Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Lirohet rruga për qarkullimin e të gjithë kamionëve në drejtim të Maqedonisë së Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së.

“Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, ka njoftuar kjo qendër.

Kjo qendër dje kishte njoftuar se rruga Shkup Hani i Elezit ishte bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më pas, kjo rrugë ishte hapur vetëm për vetura.

Lajme të ngjashme