Limaj për takimin me Kurtin: Jo bre jo, marova tu ju thanë
Kryetari i Nisëms Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në largim, Albin Kurti për vota, derisa sipas tij, kushdo që e fton, do të shkojë.
Limaj pas përfundimit të seancës, ka thënë se “konstituimi i institcioneve është lojë nervash”.
“Vërtetë është pak një lojë nervash, por gjithmonë konstituimii institucioneve ka rrugën e vet, vështirësitë e veta.
Në ditët e vijim, beso jqë të jgithë do të angazhohemi të kontriubojmë për të dalë nga kjo situatë.
Më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione, shpresoj që të do të gjindet” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
“A jeni taku me kryeministrin?” – u pyet tutje ai.
Këtu, Limaj u përgjigj se kushdo që e fton, do të shkojë, por sipas tij, një takim me Kurtin nuk ka ndodhur.
“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirrë, takohemi, kam thënë” – tha ai.