Limaj: Për katër vite Qeveria Kurti e ka poshtëruar dhe ofenduar rajonin e Gjilanit
Kryetari i Nismës, Fatmi Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e ka fyer rajonin e Anamoravës.
Në tubimin e koalicionit AAK-Nisma në Gjilan, ai ka thënë se Kurti këtë rajon e ka lënë të izoluar.
“Nëse dikush ka arsye me u ngritë në kambë, vajza e djem, burra dhe gra e më 9 shkurt me e çu në shtëpi këtë qeveri është Anamorava , është Gjilani. Nuk ka qysh me iu ofendu një rajon më shumë se kaq. Për katër vite ju ka poshtëruar, ju ka ofenduar, e ka lënë këtë rajon si zorrën qorre, vjen këtu ju shet fall”, ka thënë Limaj.
Ai ka ftuar qytetarët e kësaj ane që të bashkohen rreth këtij koalicionit.
“Nuk e di se si ka fytyrë me ardhë edhe me kërku votë të ju, nuk i kuptoj këtu njerëz që qohen e bëjnë argat me i fitu zgjedhjet. Ftesa ime është bashkohu rreth kësaj ekipe ta madhe të Kosovës fituese”, ka thënë Limaj.
(Pjesë speciale e marketingut)