Limaj për gjuhën e Kurtit: Ndërron temë dhe gjen arsyetime në mungesë të rezultateve - NACIONALE

Limaj për gjuhën e Kurtit: Ndërron temë dhe gjen arsyetime në mungesë të rezultateve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, e sheh absurde që, pas katër vitesh në pushtet, kryeministri Albin Kurti nuk është në gjendje që, në adresimet gjatë tubimeve elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk iu flet qytetarëve për rezulatet e tij përgjat mandatit.

“Si është e mundur në një vend që katër vite ka qeverisur një kryeministër dhe në vend që të dalë dhe t’iu flet për rezultatet e arritura, të flas se çka ka ndryshuar në ekonomi, arsim, shëndetësi, si është ngritur mirëqenia dhe qysh ajo shpresa e madhe që për katër vite do të reformohet vendi, çmimet do të zvogëlohen, po e shohim se çka po shpërfaqet.” – u shpreh Limaj.

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e mungesës së rezultateve, duke e shtyrë atë të përdor një gjuhë të tillë për të larguar vëmendjen nga çështjet me interes publik.

“Kjo është e menduar dhe kur mungojnë këto rezultate dhe del para një mase, ndërron temë dhe gjen arsyetime të tjera për t’i mbuluar dështimet. Aq përvojë politike kam sa nuk bie në kurthe të tilla.” – tha Limaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme