Limaj pas takimit të partive: Zgjidhja e krizës politike kërkon marrëveshje
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit ndërmjet partive politike. Limaj theksoi se ky takim ka qenë më shumë i fokusuar në interpretimet rreth aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sesa në çështjen kryesore – zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar vendin.
“Pas tre muajsh erdhëm deri te një takim i tillë dhe sot ky takim më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohim aktgykimin e Gjykatës Kushtetuese, e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore”.
“Kriza politike si këto zgjidhen me marrëveshje politike, edhe aktgjykimi i Gjykateës Kushtetuese ka bërë këtë udhëzim, dhe ata që kanë pritur se aktygjykimi do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatave, në këtë rast Gjykatën Kushtetuese dhe vetë sistemin kushtetues”.
Ai shtoi se zgjidhjet politike nuk vijnë përmes gjykatave, por përmes vullnetit të përfaqësuesve politikë.
“Kriza politike si këto zgjidhen me marrëveshje politike. Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë këtë udhëzim, dhe ata që kanë pritur se aktgjykimi do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatave, në këtë rast Gjykatën Kushtetuese dhe vetë sistemin kushtetues”, tha ai.