Limaj: Modeli im është aeroporti, autostrada, modeli i Vetëvendosjes është zhurma
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj në Klan Kosova ka thënë se modeli i tij janë punët që ka bërë, ndërsa model i pushtetit dhe Vetëvendosjes është zhurma.
Ai ka përmendur aeroportin, autostradat që janë ndërtuar gjatë kohës së tij.
“Modeli im është aeroporti, model i imi është autostrada, model i imi është infrastruktura publike që Kosovën nga lloqi ta kam kthyer në infrastrukturë. Dhe modeli i tyre është zhurma, e zhurmaxhinjve. Këto janë modelet që qytetarët e Kosovës duhet me i pa” – ka thënë ai.