Limaj, Kurtit: Ku ishe në kohën e çlirimtarit, kur u patën mbledhur disa djem për t’i hequr zullumqarët? - NACIONALE

Limaj, Kurtit: Ku ishe në kohën e çlirimtarit, kur u patën mbledhur disa djem për t’i hequr zullumqarët?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një interviste në T7, ka komentuar deklaratat dhe ofendimet e drejtuara ndaj opozitës nga Albin Kurti, duke theksuar se nuk mund të etiketohesh njëkohësisht si çlirimtar dhe zullumqar.

Sipas tij, ai dhe bashkëluftëtarët e tij janë përpjekur të tregohen modestë sa i përket kontributit të tyre në luftë, por ka nënvizuar se çdo arritje e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me lirinë e fituar.

“Jemi munduar të jemi modest të mos flasim për këtë pjesë. S’ka raste si në Kosovë, Ne kemi fillu me familjarët tanë, ushtarakët kanë qenë njerëzit tanë të familjes. Në një familje janë shku dy-tre vllazën”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se liria është themeli i të gjitha zhvillimeve që ka përjetuar vendi pas luftës.

“Krejt të mirat që i ka sot Kosova e kanë pikënisje lirinë. Kurgjo s’kishe qenë pa lirinë e Kosovës. Këta njerëz kemi qenë edhe para luftës, pse s’kemi pasë biznese të suksesshme, sepse na ka mungu liria”, ka shtuar ai.

Limaj ka theksuar se çdo qytetar duhet të reflektojë mbi rëndësinë e lirisë dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.

“Secili është mirë me reflektu, falë lirisë i kam qeto. Falë lirisë jam këtu si familje, si qytetar, si intelektual. Kjo liri s’është kufizuar për një grup njerëzish”, ka potencuar Limaj.

Më tej, ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një pyetje lidhur me rolin e tij gjatë periudhës së luftës.

“Me qenë fëmijë që është lindë mas luftës i falet. Por ai iu folke atyre me musteqe. E ku jeni kanë ju, s’ki qare pa i thanë. Ku je kanë ti kur u kanë kohë e çlirimtarit dhe zullumqarit se i patëm mbledhë do djem me i hek zullumqarët. Po ti ku je kanë me ato me tupana e me at patriotin që don me e at patriotin që don me e çliru Mitrovicën”, ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme