Limaj i ashpër ndaj Opozitës: Qyqana, po e presin kryeministrin Kurti të gabojë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka kritikuar opozitën, duke thënë se ka hequr dorë nga zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Limaj në debatin Politiko në Kanal 10, i ka quajtur opozitarët e Qeverisë Kurti “qyqana”.
Tutje, ai ka thënë se po e presin kryeministrin Kurti, se ku po gabon me vendimet ndaj Serbisë.
“Opozita ka hjekë dorë komplet në këto ditë, nga krejt çka po ndodh në Kosovë. Po fshihet. Kanë hjekë dorë, e janë bërë më qyqana se këta, e po fshihet duke thënë ishalla ky gabon ose po e presim cka po bën. Duhet me dalë përballë edhe me dhënë qëndrimin tënd. Gjithcka është duke ndodhur në veri, edhe dalin me komunikata e me statuse në Facebook”, tha Limaj.
