Ligji për KPM-në, Kica-Xhelili: Sulm mbi demokracinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar ashpër miratimin e ligjit për KPM-në.
Sipas saj, votimi, ndonëse nuk është i papritshëm, shpërfaq qëllimin e qeverisë për të ushtruar kontroll mbi demokracinë.
“Votimi është shqetësues, është i dhimbshëm por jo i papritshëm. Pra ka një kohë të gjatë që sa i përket ligjeve të cilat në mënyrë të përditshme që po avokohen të largohen nga rendi i ditës, po vazhdojnë më një insistim të pashoq dhe s’po flasim veç për ligjin për KPM-në. Ligji që ka kaluar sot është një sulm mbi demokracinë. Sa i përket sulmeve mbi demokracinë, unë mendoj që Qeveria e sotme është duke etablu pjesëmarrjen e vet si shembull për të dhënë nesër mbasnesër të një qeverie e cila i përmbys të gjitha shtyllat e demokracisë", tha ajo në "Debat Plus".
Sipas saj, Kosova “shndërrohet në një shtet jo stabil, i cili po ndërmerr veprime që shkojnë në kundërshtim me demokracinë në vend.”