Ligjëratat e Speciales nëpër shkolla, Haradinaj: Nuk duhet lejuar, janë propagandë kundër UÇK-së - NACIONALE

Ligjëratat e Speciales nëpër shkolla, Haradinaj: Nuk duhet lejuar, janë propagandë kundër UÇK-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kundërshtuar mbajtjen e ligjëratave nga zyrtarët e Gjykatës Speciale nëpër shkollat e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këto ligjërata janë propagandë kundër UÇK-së.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai ka thënë e njëjta gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta deri tani.

“Kjo gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme, të padrejta, dhe tani që janë të plotfuqishme siç është rasti i Calit dhe Pjetër Shalës edhe vendimi për ne që na ka dënuar”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se ligjërata të tilla nuk duhet lejuar në Kosovës.

“Problemi ka qenë propaganda kundër UÇK-së, këto ligjërata nuk mund t’i bëjë askush pa marrë një leje”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme