Lideri i partisë opozitare serbe: Serbia në prag të sanksioneve - NACIONALE

Lideri i partisë opozitare serbe: Serbia në prag të sanksioneve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash ka deklaruar se Serbia është në prag të sanksioneve.

Kështu, ai i ka thënë mediumit serb opozitar “N1” që Vuçiq duhet të japë dorëheqje.

“Serbia është në një situatë shumë të vështirë.” – citohet të ketë deklaruar ai.

“Të dy, Radojiçiq e Veselinoviq janë dy prej njerëzve më të pasur në Serbi sot, dhe në fund ne surprizohemi se si përfunduam në një situatë ku diçka e tillë ndodhë, kanë humbur jetë, dhe Serbia i afrohet sanksioneve.” – ka thënë ai.

Veç kësaj, ai ka deklaruar se edhe arrestimi i Radojiçiq u bë me vendim të Vuçiqit.

Prokuroria nuk ka të bëjë asgjë me këtë, ky është një vendim i Vuçiq i cili është në një situatë të pashpresë. Vuçiq duhet të japë dorëheqje pas asaj që ka ndodhur dhe pas asaj në të cilën e drejtoi Serbinë, por një kërkesë e tillë nuk ka kuptim sepse nuk do të realizohet.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme