‘Lider me përvojë e vizion’: Endrit Thaçi mbështetë kandidaturën e Hamzës për Kryetar të PDK-së:
Lider me vizion e përvojë, e ka vlerësuar Endrit Thaçi, i biri ish-President, Hashim Thaçi, Bedri Hamzën pas kandidaturës së lajmëruar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza sot e bëri publik synimin e tij për të kandiduar si Kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka shkruar Endrit Thaçi në një postim në Instagram.