Liburn Aliu shihet në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është arsyeja
Ministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është parë në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty Aliu njoftohet të ketë folur për projektet e realizuara nga MMPHI dhe planet e kësaj ministrie.
“Ura në Veternik, Unaza e jashtme e Kryeqytetit, Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike, banimi social dhe banimi i përballueshem, rruga Veternik-Graçanicë, janë disa nga projektet e ardhshme të ministrisë e nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Prishtinës.” – thuhet në njoftim.
Ministri Aliu në këtë takim, ka folur dhe për projekte të tjera të nivelit nacional, rreth rrugëve të reja reja Prishtinë - Podujevë, Prishtinë - Fushë Kosovë, Prishtinë - Gjilan, Prishtinë - Mitrovicë, do të ndikojnë në qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave dhe në mirëqenje më të mirë për të gjithë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetvendosje në Facebook.
Postimi i plotë:
Kujtojmë se më 23 tetor, LVV-ja përmes një komunikatë, në të cilën i tregoi anëtarët e rinj të Kryesisë dhe organeve të tjera drejtuese. Të gjithë zunë vend aty, të vjetrit, “ardhacakët”, grupi nga Shqipëria, AUK-istët, por aty mungonte një emëri i Liburn Aliut.
Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Për shumë vjet me radhë, Aliu ishte njëri nga emrat më të njohur të partisë më të madhe në Kosovë dhe njeri i afërt i Albin Kurtit, lider i pakontenstueshëm i VV-së. Sidoqoftë, aktualisht, ai nuk është pjesë e asnjë organi drejtues të VV-së. U la jashtë Kryesisë së VV-së e nuk u bë as nënkryetar i saj, post të cilin e mori Glauk Konjufca.
Për më shumë, Aliu, që është veç ministër i Infrastrukturës, është bërë edhe cak i sulmeve nga partia e tij. Ku dhe është akuzuar rëndë nga tre deputetë të LVV-së në një seancë të Kuvendit.
Ndërsa një muaj më parë, Media online “Periskopi” në një shkrim të publikuar sot, ka vënë në pah dyshimet për korrupsion në ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu.
Sipas raportimi të Periskopit me titull “Dyshime se korrupsioni në Ministrinë e Liburn Aliut, hëngri afro 2 milionë euro te ‘Kroni i Mbretit’” – tregohet për grryerjen dhe asfaltimin e rrugës Prishtinë-Pejë konkretisht të vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.
Në raportimin e tyre thuhet se janë paguar 2 milionë euro më shumë se vlera e kontratës që ishte nënshkruar fillimisht për grryerjen dhe asfaltimin e kësaj pjese të rrugës.
Artikulli i plotë:
