Letra e Jasharit për Maqedoncin, reagon Musliu: Ushtarët kanë mbetur pa bukë
Ganimete Musliu, deputet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas publikimit të një letre të kryekomandatit të FSK-së, Bashkim Jashari, i cili i shkroi letër Ejup Maqedoncit, ministër i Mbrojtjes, për mungesën e bukës për ushtarët.
Musliu ka shkruar se sot ushtarët e FSK-së janë pa bukë.
Tutje, deputetja e PDK-së ka shkruar se “shkatërruesit të Kosovës po ju vjen fundi”.
“Kur pata ba thirrje publike qe te ndalohet hajnija e plaçkitja në emer të ushtrisë së Kosovës dhe të bojkotohet fondi plaqkitës i ashtuquajtur “Fondi për Siguri” truhpërlaret e VV edhe disa deputet të VV me patën krahasu me Bernabiçin e me Vuçiqin.
Sot aq shumë ka avancu ky fond e aq shumë janë avancu kapacitetet e sigurisë sa që ushtarët e Kosovës kanë mbetë pa bukë.
Bravo.
Shkatërrues i Kosovës #ZHYLL po ju vjen fundi!” – ka shkruar ajo.