Letra e Gërvallës, Behrami: As Kim Jong-Un nuk është tallur më shumë me Perëndimin - NACIONALE

Letra e Gërvallës, Behrami: As Kim Jong-Un nuk është tallur më shumë me Perëndimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Artan Behrami është befasuar me letrën e kryediplomatës Donika Gërvalla për Këshillin e Evropës, ku tregohet se Kosova është duke e përgatitur një draft të ri për Asociacionin në Kushtetuese.

Ai ka bërë më dije se kjo është tallje me aleatët perëndimor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se as presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, nuk është tallur kështu me Perëndimin.

“Nuk po u besoj syve të mi. E pabesueshme! E pafalshme. As Kim Jong-Un nuk është tallur më shumë me Perëndimin sesa Kurti/Osmani/Gërvalla. Këta janë hileqarë, kamikazë të çmendur që testojnë në baza ditore durimin e Perëndimit me veprime të pandërgjegjshme. Pikën e guximit nuk e kanë. E kanë pranuar marrëveshjen, e kanë pranuar Zajednicën, e kanë pranuar Statutin! Krejt i kanë pranuar! Ose dërgoje ose mos e dërgo. Trikat e iluzioni nuk dhezin më, lladika! Që tri vjet Amerika iu thotë me bë një draft! PS: Tash po e kuptoj LDK-ne pse po kanë dëshirë me lënë sa më gjatë Albinin në pushtet! Sa më shumë që Albini i bën dëm Kosovës aq më shumë rritën gjasat për LDK-në me ardh në vendin e tretë 🤣.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme