Lëshohet peri për Manastirin, Kurti dikur: Kur je i korruptuar, bëhesh i shantazhuar
Ka shumë deklarata të kryeministrit Albin Kurti, ku ai flet se presioni ndërkombëtar është i lidhur me shantazhin ndaj politikanëve të ndryshëm.
Një prej tyre, ndër të rrallat, është edhe kjo si më poshtë:
‘Një gjë nuk e kam të qartë, si duket ky presion. Cila është përmbajtja e këtij presioni, cfarë iu thonë saktësisht këta diplomatë që bëjnë presion në politikanët e Kosovës.
Mendoj që tepër kollaj po e blejmë këtë që paskan pasë presion dhe nuk paskan pasë faj që e kanë pranuar.
Si bëhet që këtë presion nuk e ka Serbia po Kosova.
Është e qartë që ky presion nuk është ndaj popullit të Kosovës është ndaj këtyne politikanëve për të cilët ndërkombëtarët duken se dinë më shumë gjëra sesa populli.
Duket se u pasuruan shumë pas luftës, kanë pasuri të jashtëzakonshme.
Nëse ai e thotë një qendrim ne e kemi kritikën tonë dhe zgjidhjen tonë, ai e përsëritë qëndrimin dhe kritikën e vetë, ne tonën.
Po duket që duhesh të mos kesh pasuri të paligjshme, duhet të mos jesh i korruptuar që të mos kesh presion ndërkombëar.
Kur je i korruptuar, bëhesh i shantazhuar, deklaronte Kurti.